Përurohet libri: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”, vepra, bashkëpunim i akademive të  Shqipërisë e Kosovës

Akademiku Vasil Tole ka sjellë përmes librit “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare” jetën dhe veprën e kompozitorit në kuadër të 95 vjetorit të lindjes së tij dhe 25 vjetorit të ndarjes nga jeta në formën e një dorëshkrimi autentik. Në bashkëpunim të dy akademikëve të shkencave, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës u përurua vepra dhe ju dha titulli nderi i akademisë, artistit Zadeja.

Kompozitori Çesk Zadeja ka dhënë një kontribut të çmueshëm në historinë e muzikës shqiptare përmes notave të hedhura me aq mjeshtëri, artisti Zadeja ka lënë gjurmë të cilat nuk i kanë zbehur as dekadat.

Akademiku Vasil Tole ka sjellë përmes librit “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare” jetën dhe veprën e kompozitorit në kuadër të 95 vjetorit të lindjes së tij dhe 25 vjetorit të ndarjes nga jeta në formën e një dorëshkrimi autentik.

“Më lejoni të them që në fillim që botimi i veprës Çeskë Zadeja, në muzikën shqiptare, shënon një arritje të re në fushën e bashkëpunimit mes dy akademive tona, sepse nuk bëhet fjalë më për ribotim veprash, por për botimin e  një dorëshkrimi origjinal të pa botuar më parë, pasi te ne i është bërë vlerësimi nga prefesionistët e fushës.”

Dr.Mikaela Minga rrëfen rëndësinë që ka pasur muzika e Zadesë kur ende ethet e komunizmin mbanin fshehurazi të mbërthyer edhe artin.

“Më duhet të them se periudha e viteve 2000 ku u formuam ne si studentë, kishte një marrëdhënie pak të nder me muzikën shqiptare, që ishte krijuar në periudhën e diktaturës. Ndihej një tension ndonëse jo dhe aq i artikuluar publikisht, mes asaj çfarë duhej shpëtuar dhe çfarë duhej lënë mënjanë.

Për studentët si ne bëhej edhe më e vështirë për ta shkriftuar, ku nuk kishte një bibliografi muzikologjie. Në këtë situatë ama vepra e Çesk Zadesë, ngelet e veçantë.”

Libri i përuruar këtë të mërkurë përmes bashkëpunimin të akademisë së shkencave të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës solli gjithashtu dhënien e titullit “nderi i akademisë” për profesorin Çesk Zadeja.

Ky interpretim muzikor nga pianistja Dhurata Lazo risolli edhe njëherë në kujtesë babanë e muzikës shqiptare Çesk Zadenë, e puna mbi 10 vjeçare e Vasil Toles e sjell atë të plotë përmes një bibliografie dhe faktesh të panjohura deri më tani për jetën e artistit.

EMISIONET