Vula e PD, gjyqi pa datë…! Apeli rihedh çështjen pas shtyrjes së 4 seancave, zgjidhen gjyqtarët
Gjyqi për vulën e Partisë Demokratike nuk ka një datë pas hedhjes së çështjes në short në Gjykatën e Apelit. Pas riorganizimit të ri për shkak të hartës gjyqësore, çështja u hodh në short ku u përcaktuan katër gjyqtarët që do shqyrtojnë çështjen. Por pavarësisht përcaktimit të trupës gjykuese dhe katër seancave të shtyra deri tani, Gjykata e Apelit nuk ka një datë për fillimin e procesit.
Konflikti për vulën e Partisë Demokratike mes mbës
htetësve të Sali Berishës dhe grupit të Enkelejd Alibeajt, e ka vendosur Gjykatën e Apelit në garë me kohën.
Pas ndryshimit të hartës gjyqësore ku shkalla e dytë e gjyqësorit do të funksionojë vetëm në Tiranë, Apeli hodhi shortin për 32 mijë dosjet ku çështjen e selisë blu do të ketë gjyqtare kryesore Elona Mihali dhe dy anëtarë të tjerë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja
Por pavarësisht hedhjes së çështjes në short, ende nuk është e qartë se kur do të jetë data e seancës së parë për këtë çështje.
Para hedhjes së shortit, në Gjykatën e Apelit seancat për gjyqin e vulës së PD-së, janë shtyrë deri tani katër herë duke e lënë çështjen pa vendim. Paralelisht me shqyrtimin e konfliktit të brendshëm në organet e drejtësisë, opozita tashmë është përfshirë në garën elektorale.
Në KQZ listën për anëtarë të KZAZ e kanë paraqitur si Alibeaj ashtu dhe Berisha, ndërsa sipas përcaktimeve në kodin zgjedhor në 14 shkurt kryekomisioneri Ilirian Celibashi do të duhet të vendosë në datën 14 shkurt se cili prej tyre do të ketë siglën për të pasur edhe kandidat për bashkitë dhe këshillat.
Me shortin e ri të 25 gjyqtarët e Apelit, do të kenë për të trajtuar 1 mijë e 50 dosje që aktualisht janë pa nisur shqyrtimi.