Vrau kunatën me sëpatë/ Fjalët që i tha së motrës i morën jetën 44-vjeçares. Motër e viktimës kërkon dënim maksimal të bashkëshortit
Fjalët që i tha të motrës për burrin duket se janë bërë shkak për krimin në familje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kusarth të Elbasanit, ku burri ka goditur me sëpatë kunatën e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra.
Një krim në familje tronditi Elbasanin mesditën e së mërkurës, ku 58-vjeçari Tefik Tashi masakroi me sopatë motrën e bashkëshortes së tij, me të cilën kishte dy vite i martuar.
Kjo e fundit ka treguar para kamerave se shkak për konfliktin që përfundoi me vdekjen e 44-vjeçares, Alba Qevani ishte bërë mos përgjigjia në telefon…
Gruaja e autorit: “Krejt papritur ndodhi kjo punë. Punë telefoni, se pse nuk e hapi, ishte nxehur keq”.
Gruaja është nisur me urgjencë drejt spitalit, por mësohet se ka humbur jetën pa mbërritur në të.
Pas këtij sulmi autori është larguar më vrap në tëntiativë për tu fshehur por policia mundi ta lokalizojë në zonë ku arrestimi u krye në flagrancë.
Nën shok dhe me bluzën e përgjakur ende të veshur, motra e viktimës, njëherazi edhe gruaja e autorit të vrasjes kërkon dënimin maksimal për bashkëshortin e saj.
Gruaja e autorit: “Dënim deri në fund. Pikë më pikë, se e ka hak”.
Fqinjët e të afërmit tregojnë momentet e tmerrit.
Fqinjët: “Unë dëgjova zhurmë, ajo gruaja kërkoi ujë dhe ndihmë. Dola unë, i dhashë ujë, biles nuk ia çova fare, e lashë te porta se erdhi e mori vetë ajo. Unë nuk vajta atje afër, por ajo kishte gjak të surrati, e se nga shkoi nuk e di unë më pastaj”.
“Unë dola aty te dritarja ishte nusja dhe erdhi më tha: Po e therin moj po e therin”, më thoshte ajo mua”.
“Shumë goca të mira ishin. Nuk përziheshin me njeri”.
Menjëherë policia ka nisur kontrollet duke hasur fillimisht në Bradashesh një person që po ecte me vrap dhe në dorë mbante një sëpatë me gjak.
Gjatë momentit të ndalimit ai në dorë mbante edhe sopantën me të cilën kreu krimin. Autori Tefik Tashi u dërgua në komisariat, ndërsa u morën në pyetje dëshmimtarët për të zbardhur ngjarjen.