FOTO/ Rrëfehet 58-vjeçari që vrau me sëpatë kunatën: “Më thoshte impotent…”

Personi në foto është 58-vjeçari Tafik Tashi që vrau me sëpatë motrën e gruas së tij, Alma Qevani. Krimi i rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës (17 maj) në fshatin Kusarth të Elbasanit.

Viktima ishte së bashku me të motrën kur kunati e goditi për vdekje me sëpatë.

Në dëshminë para hetuesve ai ka deklaruar se e vrau kunatën pasi ajo nuk lejonte të motrën të shkonte në shtëpinë e tij. Kjo ka qenë edhe pikënisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.

Para hetuesve Tafik Tashi ka pohuar gjithashtu se motra e bashkëshortes e ofendonte dhe kohët e fundit i ka thënë “je impotent”.

“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot. Thoshte sa herë, madje edhe në prani të familjarëve, fjalën impotent”, tregoi ai.

FOTO/ Rrëfehet 58-vjeçari që vrau me sëpatë
Tafik Tashi

EMISIONET