Vrasja në Rrëshen, viktima sapo kishte dalë nga burgu, policia ngre pika kontrolli

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Rrëshenin paraditen e sotme, pasi një person është vrarë me armë zjarri në qendër të qytetit.

I vrarë ka mbetur 62-vjeçari Martin Bardhi, i cili kishte dalë nga burgu vetëm pak kohë më parë, pasi ishte dënuar për pjesëmarrjen në atentat ndaj nipit të Kastriot Reçit.

Vrasja ka ndodhur pranë spitalit të qytetit të Rrëshenit, shumë pranë ambienteve të komisariatit të policisë së qytetit.

Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip ‘Jeep’, në drejtim ende të paditur.

Sakaq, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës.

Rrëshen/Informacion paraprakRreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.).Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vrasja në Rrëshen, viktima sapo kishte dalë nga burgu, policia

EMISIONET