U arrestua në mars pasi qëlloi me armë drejt makinës së Sajmir Reçit, kush është viktima që u vra me armë zjarri në Rrëshen

U arrestua në mars pasi qëlloi me armë drejt makinës së
pajme nga ngjarja ne mars

Martin Marku Bardhi, 60 vjeç është vrarë sot me armë zjarri në qytetin e Rrëshenit, teksa në zanafillë të krimit dyshohet se ngjarja ka motive hasmërie dhe lidhet me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi.

Në mars të këtij viti Martin Bardhi u arrestua pasi bashkë me të birin Erind Bardhi, qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Sajmir Reçit, 41 vjeç ku për pasojë humbi kontrollin. Sajmir Reçi është nipi i Kastriot Reçit. Viktima Martin Bardhi kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e marsit në Rrëshen:

U arrestua në mars pasi qëlloi me armë drejt makinës së
Pajme nga ngjarja ne mars

Rrëshen, Mirditë

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Rrëshën, ku pas një konflikti, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 41-vjeçari.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar(djali dhe nipi i shtetasit të ndaluar) pasi nga hetimet të 2 këta shtetas rezultojnë të përfshirë në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET