Vrasja mafioze në Elbasan/ Everest Çaka u qëllua me 14 plumba në gjoks

Një person i vetëm, i veshur sportiv, me kapuç në kokë dhe një maskë kirurgjikale, rezulton të jetë njeriu që ka qëlluar plot 14 plumba në drejtim të Everest Çakës, i njohur edhe me emrin Ibrahim, i cili u vra tri ditë më parë në Elbasan.

Në ekspertimin mjeko-ligjor, qartësohet se viktima ka marë 30 plagë të shkaktuara nga plumbat brenda në makinën e tij.

Të gjitha predhat kanë qënë tejshkues për shkak se Ibrahim Çaka është qëlluar nga një distancë shumë e afërt, rreth 50 cm largësi.

Ditën e ngjarjes viktima lëvizte me një automjet tip “Opel”, të cilin ja kishte marë një shoku. Ai kishte shkuar banesën e vjehrrit në lagjen “Skëndërbej”, ku pasi ka qëndruar rreth 15 minuta ka marë bashkëshorten dhe është larguar me automjet.

Autorët e kanë mbajtur në monitorim ku sapo Çaka ka filluar të ecë me makinë i janë vënë pas. Fillimisht e kanë goditur me automjet nga pas duke inskenuar një aksident.

Në këtë moment Everest Çaka nuk është larguar por ka hapur krahun duke e pozicionuar makinën “Opel”, me dy goma në trotuar dhe dy në rrugë. Ibrahim Çaka ka hapur dhe xhamin e makinës për të biseduar me personin që e kishte goditur nga pas kur është qëlluar pa mëshirë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

41 vjeçari nuk ka arritur të bëjë asnjë lëvizje pasi ka marrë 14 plumba në pjesën e gjoksit dhe barkut. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, Everest alias Ibrahim Çaka, kishte mbëritur nga Spanja dhe hyrë në teritorin Shqiptar në datën 1 prill 2021.

Ai lëvizte lirshëm në rrugët e Elbasanit, duke menduar se gjithçka nga hasmëritë e vjetra ishte haruar. Por në fakt prezenca e tij në Elbasan, duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga kundërshtarët të cilët, organizuan atentatin e detajuar. Burime të policisë thanë se viktima në momentin e vrasjes nuk kishte armë me vete.

Ibrahim Çaka, ishte një personazh që kishte konflikte në të kaluarën me familjen Mahmuti dhe Alikaj në Elbasan, hakmarje kjo që ka prodhur deri tani 7 viktima.

Hasmëritë

Hasmëritë e tij, ishin shtuar edhe për shkak se i përkiste rrethit familjar të Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, që u ekzekutua në muajin nëntor 2020 në Molenmbek të Belgjikës. Ibrahim Çakës, në vitin 2008 i vranë vëllain, Alfonsin, në Barcelonë të Spanjës që në Elbasan njihej me nofkën “Noçe”. Autori i kësaj vrasje ishte Zenel Mahmuti ose “Nel Çami”.

Ky i fundit ka kryer vrasjen, pasi Alfonsi tentoi ti ekzekutonte në ambjentet e një lokali në Barcelonë, ku “Nel Çami” ndodhej në shoqërinë e Lorenc Alikaj ose “Lenc Kokëmadhit”. Situata, doli jashtë kontrollit dhe në Elbasan në 2009 plagoset Bujar Mahmuti, vëllai i Nel Çamit. Ndërsa në 11 mars 2011, qyteti i Elbasanit gdhihet me një lajm të tmershëm, ku dy vëllezërit e “Nel Çamit”, dhe babai i tij, mbetën të vrarë. Xhelal, Pëllumb dhe Emin Mahmuti, ishin duke fjetur në një dhomë, ku u qëlluan me nga një plumb në kokë, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur nga policia por vijon të jetë e pezulluar.

Ndërsa nëna e “Nel Çamit”, Myzejeni mbeti e plagosur rëndë. Për këtë krim një nga të dyshuarit ishte dhe Ibrahim Çaka, por ndaj tij nuk pati kurrë një akuzë zyrtare. Ndërkohë pas kësaj ngjarje, “Nel Çami” është zhdukur pa adresë duke mos u ditur ende dhe sot vendodhja e tij, nëse është gjallë apo i vdekur. Në 30 maj 2018 në Elbasan, vritet me një plumb në kokë Gëzim Alikaj, vëllai i Lorenc Alikaj, që i shpëtoi atentatit në 2008 nga Alfons Çaka në Barcelonë.

Në periudhën kur është ekzekutuar Gëzimi, që ishte me profesion autobuzi, vëllai i tij Lorenci ndodhej në burg në Spanjë. Pas vrasjes së Gëzimit, policia e Elbaanit njoftoi se arrestoi si autorë të krimit, Arjan Spahiun, Ibrahim Çakën dhe Elton Hykën.

Por gjatë rrugës hetimore akuzat për vrasja ranë dhe çështja u pezullua për zbulim autori. Dy vite pas vrasjes së Gëzim Alikaj, vritet në Barcelonë vëllai tjetër, Lorenc Alikaj, i cili kishte pak kohë që doli nga burgu. Situata për disa vite u duk se ishte qetësuar, por në fakt në nëntor të 2020 vritet në Belgjikë, Arjan Spahiu dhe në 11 Maj, ekzekutohet djali i tezes së këtij të fundit, Everest alias Ibrahim Çaka.

EMISIONET