Vrasja e Edmond Papës ende pa autor, kamerat fiksuan personat që parkuan para banesës
Ende Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë një emër si autor të dyshuar për ekzekutimin e 49 vjeçarit Edmond Papa.
Burimet kanë bërë të ditur se deri më tani janë kryer verifikimet e kamerave të sigurisë të ndodhura në zonë. Një prej tyre është edhe e vëllait të viktimës nga ku 49 vjeçari konstatohet se gjatë gjithë ditës ka kryer disa lëvizje me mjetin e tij.
Po ashtu dallohet se persona të ndryshëm në kohë të ndryshmë që parkojnë mjetin e tyre para banesës dhe më pas futen në të ku qëndrojnë për disa minuta. Sipas policisë kjo të jep përshtypjen që personat që takohen me Papën janë të afërm të viktimës.
Po ashtu nga kamerat e sigurisë së lagjes "Fadil Bodinaku" dallohet autori i veshur me pantollona të zeza, triko të zezë, kapele dhe atlete me gomë të bardhë që shpesh herë lëviz në zonë deri në momentin që ai kryen atentatin, ku pak pas mesditës qëlloi me të paktën 7 plumba.
Pas ngjarjes agresori largohet po nga rruga "Fadil Bodinaku" ku futet mes rrugicave për të dalë në rrugën "Irfan Tomini".
Deri më tani po hetohet në dy pista kryesore të përplasjeve të mundshme: në fushën e ndërtimit apo dhe të mundësisë së konflikteve për lëndë narkotike.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

