Biznesmeni që u vra në Tiranë me dy mbiemra, dy pista hetimi për ekzekutimin
Ende asnjë gjurmë nga autori i vrasjës së Edmond Papa nuk është siguruar nga policia e Tiranës. Deri tani hetuesit kanë një mori kamerash sigurie të cilat kane pikasur një person me kapuç dhe triko të zezë që qëllon ndaj Edmond Papës dhe largohet në këmbë. Po ashtu në verifikim janë edhe dy identitetet që 49 vjeçari përdorte.
12 orë pasi 49 vjeçari Edmond Papa u qëllua për vdekje në një lokal në zonëne Selitës në Tiranë, policia dhe grupi hetimor u detyrua të rikthehej sërish në vendin e ngjarjes.
Lokali ku ndodhi ngjarja ndodhet përballë kësaj banese e cila rezultoi të jëtë ambjenti i fundit ku Edmond Papa ka frekuentuar para se të futej në bar kafe.
Ai kishtë mbërritur në Tiranë një ditë më parë me nënën e tij për disa vizita mjekësore. Pasi ka qëndruar disa minuta në banesë ai është nisur drejt bar kafese për të pirë kafe. Sapo ai është ulur në lokal dhe ka kryer porosinë autori që mbante një kapuc dhe një triko të zezë është afruar duke e qëlluar për të paktën 7 herë me armë zjarri.
Nga verifikmet e policisë ka rezulutar së viktima përveç mbiemerit Papa përdor edhe mbiemrin tjeter Hoxha. Viktima ishte i dënuar me 7 vite burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike.
Po për të njëjtën veper penale ai ishte i dyshuar edhe në Angli. Për policinë janë dy pistat kryesore. E para ka të bëjë më përfshirjën e tij në veormitari të pa ligjshm, e ndërsa pista e dytë është ajo e problemeve me biznesin pasi Edmond Papa njihet si ndërtues.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

