Vrasësit erdhën nga Laçi dhe ikën sërish në Laç, një person i informonte për lëvizjet e Martinaj dhe Diklen Vatës

Grupi i vrasësve që ekzekutuan tre të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata, rezulton të ketë qëndruar në gadishmëri, rreth 50 minuta, në një xhep të rrugës pranë mbikalimit të Fushë-Krujës.

Viktimat rezulton se janë ndjekur në distancë, gjatë kohës kur kanë mbëritur deri tek një restorant buzë rrugës nacionale në fshatin Arrameras. Në këtë ngjarje, ka marë pjesë dhe një makinë tjetër, që besohet se ka mbajtur nën vëzhgim shtetasin Brilant Martinaj dhe dy personat e tjerë. Ndërsa “Passati” i zi me 4 personat e armatosur është pozicionuar në një xhep rruge, në pritje të kthimit drejt Laçit të objektivit.

Në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, nuk është identifikuar nga policia kriminale.


Ai po hetohet me dyshimet se mund të jetë njeriu që ka informuar skuadrën e vrasësve me pagesë, e cila qëndronte në gadishmëri në anë të rrugës, pa shkuar në mbikalimi i Fushë-Krujës. Qëllimi i vizitës në këtë fshat, ka qënë për faktin se Brilanti dhe Vata, kishin lënë një makinë për ta rregulluar. Sipas burimeve nga policia, makina ishte bërë gati, por puntorët nuk i kishin vendosur ende 4 gomat.

Ndaj Martinaj e Vata janë larguar, siç rezulton nga pamjet filmike por edhe dëshmitë e punonjësve të servisit. I vetmi person që pamjet filmike, nuk kanë arritur ta kapin dhe nuk identifikohet nga punonjësit e servisit, është pikërisht shoferi i makinës me targa gjermane. Policia thotë ky person ka qëndruar brenda në makinë dhe nuk ka zbritur për asnjë moment nga mjeti, ndaj dhe nga kamerat nuk identifikohet. Me këtë mjet dhe këtë person ende të paidentifikuar, Vata dhe Martinaj janë kthyer sërisht në parkimin e restorantit në Arrameras.

Aty ka shkuar miku i tyre Besmir Hoxha, me të cilin janë nisur drejt Laçit. Të gjitha këto lëvizje të tyre, dyshohet se janë vëzhguar nga autorët. Teksa “Passati” Gri, ku udhëtonin Besmir Hoxha në timon, Brilant Martinaj pasagjer, dhe Diklen Vata pasagjer, ka kaluar para syve të 4 vrasëve që qëndronin në gadishmëri, ata i janë vënë nga pas.

Pikërisht në mbikalimin e Fushë-Krujës, (17 korrik 2022) “Passati” i Zi i autorëve parakalon “Passatin” ngjyrë Gri të viktimave, duke i dalë para dhe qëndruar në mes të rrugës. Pikërisht në këtë moment rezulton të kenë zbritur nga makina 3 persona, duke hapur zjarr menjëherë. Besmir Hoxha dhe Briland Martinaj, kanë mbetur të vdekur në vend, duke mos pasur mundësi të reagojnë.

I vetmi që ka dalë nga makina ishte Diklen Vata, i cili është vrarë disa metra më larg. Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Laçit, duke djegur makinën. Më pas dyshohet se ata janë larguar me një makinë tjetër në drejtim të Kosovës.

EMISIONET