Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Policia në dyshime për zjarrin brenda makinës së viktimave (FOTO)

Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Policia në dyshime

Ky foto është shkrepur sapo atentatorët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tre  personave në Fushë Krujë dhe janë larguar drejt larushkut për të djegur makinën e krimit.

Policia ende nuk e ka përcaktuar nëse zjarri i vendosur në makinë ka ardhur si pasojë e plumbave apo nëse autorët kanë përdorur lëndë djegëse apo plasëse.

Siç shikohet në pjesën e përparmë të makinës kryesisht në pjesën e kofonos ka të paktën 10 gjurmë plumbash.

Po në foto të siguruar nga Ora News shikohet se pjesa e përparme e mjetit nuk është përfshirë në flakë por vetëm në pjesën e brendshme.

Për ta përcaktuar këtë ekspertet ditën e ngjarjes kanë siguruar disa prova edhe për zjarrin brenda makinës.

Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, mbetën të vrarë në atentatin e pasdites së sotme (17 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Dyshohet se katër kanë qenë autorët të cilët ndodheshin në makinën tip  "Volswagen Passat" që qëlluan me breshëri plumbash mbi makinën e viktimave.

Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët si pasojë e plumbave.

Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë një automjet kallashnikov është gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.

EMISIONET