Vranësira dhe ngrica, temperatura nën zero - Ja parashikimi i motit për këtë fundjavë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2023, 07:13
Fundjava pritet të jetë nën ndikimi kushteve atmosferike të qendrueshme, por më të ftohta.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.
Mjegulla e dendur do të jetë prezente në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/s.