EMRI+VIDEO/ Dogji automjetin për motive të dobëta, arrestohet 38-vjeçari në Vorë
Pas hetimeve të policisë zbardhet ngjareja e djegies së qëllimshme të një automjeti në Vorë. Si pasojë është arrestuar shtetasi Fatjon Kuçi 38-vjeç dhe shtetasi A. D, 54-vjeç, i cili shoqëronte autorin e krimit.
NJOFTIMI:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer ditën e djeshme, në aksin “Vorë-Maminas”, për motive të dobëta.
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i rastit.
Vihet në hetim 54-vjeçari që e shoqëroi atë, gjatë krimit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, po digjej një automjet, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësin/t.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Motivi”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi F. K., 38-vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj.. Si pasojë automjeti i këtij të fundit, u dogj pjesërisht.
Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 38-vjeçari shoqërohej gjatë kryerjes së krimit, nga shtetasi A. D., 54 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

