Përpl*sen dy automjete në Fushë Krujë/ Disa të lënduar, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin D. Rr, 36 vjeç, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Krujë” me automjetin që drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin K. Xh. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjetit si dhe pasagjerët në 2 automjete, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. Rr., 36 vjeç, pasi në aksin rrugor “Fushë Krujë-Krujë” me automjetin që drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin K. Xh. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjetit si dhe pasagjerët në 2 automjete, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

