Vokshi: Vendimi i gjykatës së Strasburgut thotë që shteti shqiptar s'ka zhvilluar një hetim të plotë për '21 janarin'
Analisti, Indrit Vokshi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vendimi i gjykatës së Strasburgut për rastin e 21 janarit thotë që shteti shqiptar nuk ka zhvilluar një hetim të plotë.
Vokshi: Vendimi i gjykatës së Strasburgut po të lexojmë aty thotë që shteti shqiptar nuk ka zhvilluar një hetim të plotë.
Pra ka mangësi tek hetimi.
Nga sa mund të kuptojmë thuhet që është hetuar në nivel të Gardistëve dhe nuk është hetuar në nivele politike dhe administrative të larta.
Tek hetimi i paplotë mund të fusim gjithçka, edhe kërkesën e sotme të Berishës që thotë thirreni këtu Ramën.
Duhet të thirret edhe Edi Rama, edhe Skënder Gjinushi edhe Spartak Ngjela.
Të cilët kanë qenë më të zëshmit.
Pse jo, merri thirri edhe këta për të plotësuar një hetim.
Mirëpo duket qartazi që vendimi i gjykatës së Strasburgut bën fjalë për të hetuar autoritetet civile.
Jo vetëm autoritetet ushtarake të Gardës.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin dhe ish-minsitrin e Brendshëm.

