Zyrtarët turpërojnë qytetin/ Punonjësit e bashkisë së Pogradecit vjedhin ndihmat që motoristët gjermanë sollën për qytetarët

4 punonjës të Bashkisë së Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë kapur duke vjedhur ndihma që ishin dërguar në qytet në formën e një donacioni. Punonjësit e bashkisë, janë arrestuar pas denoncimit të qytetarëve.

Të shtunën festa të dielën vjedhja. Katër punonjës të Bashkisë së Pogradecit, turpëruan qytetin. Duke shpërdoruar detyrën vodhën pako me ndihma që ishin sjellë si donacion nga shoqata në Gjermania, të angazhuar në bamirësi.

10 kamionë me ndihma erdhën nga Gjermania dhe në shenjë falenderimi më 27 gusht, në qytet u organizua “Motofest Pogradec” të cilës iu bashkuan të apasionuar pas motorëve nga disa vende të botës.

Reshit Fraholli me detyrë përgjegjës i rrugëve rurale dhe ish-kryetari i komunës se Çërravë, dhe punonjësit e kësaj ndërmarrje Raif Muçka; Bektash Xhudellari dhe  Marsel Muçllari u arrestuan të dielën e 28 gushtit nga policia, pas videove të publikuara nga mediat, ku shihen personat duke marrë ndihmat.

Policia njoftoi sot se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie.

Vodhën ilaçe e rroba

Ilaçe, maska, produkte të tjera mjekësore dhe rroba, janë vetëm disa prej gjërave që janë marrë nga punonjësit e bashkive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip "Audi", me të cilin do të transportoheshin.

Pas ngjarjes ka reaguar dhe bashkia e Pogradecit ku përmes një njoftimi distancohet nga keta veprime.

Ndërsa personat e përfshirë në këto veprime tashmë janë ndaluar nga policia bashkia sqaron se donacionet e sjella nga shoqata e motoristëve dhe kamionistëve gjermanë janë pajisje shkollore(banka) pajisje spitalore si eko, krevatë etj, të cilat po shpërndahen në institucione sipas dakordësisë që është arritur.

Zyrtarët turpërojnë qytetin/ Punonjësit e bashkisë

Zyrtarët turpërojnë qytetin/ Punonjësit e bashkisë
Reshit Fraholli

 

(Shenim: Lajmi u perditesua)

 

EMISIONET