U arrestua sot se vodhi ndihmat e qytetarëve në Pogradec, Reshit Fraholli më parë kryetar komune në Çërravë

Punonjësi i Bashkisë Pogradec, Reshit Fraholli, 58-vjeç i cili u arrestua ditën e sotme (28 gusht)pasi dyshohet se ka vjedhur ndihmat që kishin ardhur për qytetarët, ka qenë kryetar komune në Çërravë.

Katër punonjës të Bashkisë së Pogradecit, janë arrestuar ditën e sotme (28 gusht) pasi kanë vjedhur ndihmat e dhuruara për qytetarët.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Pakoja e fundit” në pranga së bashku me Reshit Fraholli, në pranga kanë rënë dhe Raif Muçka, 58 vjeç, Bektash Xhudellari, 35 vjeç,  Marsel Muçllari, 35 vjeç.

Arrestimi i tyre është bërë pas publikimit të një video mbrëmjen e djeshme (27 gusht), ku punonjësit shfaqeshin dujke vjedhur pakot e dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit.

“Këta shtetas, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie. “- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip "Audi", me të cilin do të transportoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim.

U arrestua sot se vodhi ndihmat e qytetarëve në Pogradec, Reshit
Reshit Fraholli

EMISIONET