VIDEO/ Përplasja e trefishtë në Qafë-Thanë, në aksident u përfshi autobusi i ekipit të volejbollit të Korçës. Anulohet ndeshja me Tiranën

VIDEO/ Përplasja e trefishtë në Qafë-Thanë, në

Në aksidentin rrugor të regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë mësohet se është përfshirë autobuzi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të Prrenjasit, ndërsa mësohet se një pjesë e vajzave sportiste që ndodheshin në autobus kanë marrë dëmtime.

Sipas informacioneve paraprake, autobuzi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Si pasojë e aksidentit ndeshja e parashikuar me Tiranën, është anuluar.

 

EMISIONET