Dhu*imi i punonjëses së OSHEE/ Pas arrestimit të 38-vjeçarit, vendoset në pranga edhe një i ri. Ja roli i tij në ngjarje

Dhu*imi i punonjëses së OSHEE/ Pas arrestimit të
foto ilustruese

Policia ka vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili akuzohet se ndihmoi të arratisej autorin e dhunimit të punonjëses së OSHEE, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme (25 prill) në rrugën “Artan Lenja”.

Raportohet se i riu me iniciale L. M., banues në Tiranë, në bashkëpunim me 30-vjeçarin me iniciale J. S (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), kanë larguar autorin nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë dhunuesi i dyshuar i punonjëses së OSHEE-së, 38-vjeçarin me iniciale S. C., i cili ndodhet ende në arrati.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.

Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET