VIDEO/ Njihuni me “surprizat” e motit për sot dhe nesër

Europa Lindore përfshihet nga një qendër e fuqishme ciklonare, duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica të shumta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përfshirë Ishujt Britanikë, Iberikun dhe Europën Jugore–Juglindore.

Sipas MeteoAlb, Shqipëria paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta; në jug dhe pjesërisht në qendër priten reshje shiu, ndërsa në juglindje priten reshje dëbore.

Pasditja sjell kthjellime, ndërsa gjatë natës shfaqen ngrica në zonat lindore. Temperaturat luhaten nga 0°C deri 16°C. Era fryn deri 35 km/h, duke krijuar dallgëzim 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e Europës mbetet nën masa ajrore të qëndrueshme, Kthjellime dominojnë ne Apeninin, Ballkan dhe shumë zona të Europës Lindore. Ndërkohë, Europa Veriore, Qendrore dhe rajoni i Balltikut do të jenë nën mot të paqëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, E diela pritet me mot kryesisht të kthjellët gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell kalime të lehta vranësirash, më të dukshme në lindje. Temperaturat luhaten nga -1°C deri 18°C. Era fryn e lehtë deri 25 km/h nga lindja, me dallgëzim të ulët.

EMISIONET