VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (07-08 Qershor 2026)
Ndiqni parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Europa Veriore dhe Ishujt Britanikë do të mbeten me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe erëra të forta, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga kthjellimet dhe temperaturat e larta.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë, me kalime të lehta vranësirash pasdite në zonat malore. Temperaturat do të variojnë nga 10°C deri në 36°C. Era do të fryjë me shpejtësi 30 km/h, ndërsa dallgëzimi 1 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Një qendër ciklonare do të sjellë reshje shiu dhe stuhi ere në Europën Qendrore, Balltik dhe Ishujt Britanikë, ndërsa Europa Jugore do të mbetet me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, vala e të nxehtit afrikan do të vijojë.
Pasditja do të sjellë vranësira në zonat verilindore dhe juglindore. Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 37°C. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h.

