Kosova në zgjedhje, KQZ publikon shifrat: Mbi 2 milionë votues. Gjermania kryeson me numrin më të lartë të votuesve 

Kosova në zgjedhje, KQZ publikon shifrat: Mbi 2 milionë

Gjermania renditet e para për numrin e qytetarëve të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit. Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se diaspora në Gjermani ka shënuar interesimin më të madh për pjesëmarrje në procesin zgjedhor.

Pas Gjermanisë, numër të lartë votuesish të regjistruar kanë edhe Zvicra, Franca, Suedia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto shtete përbëjnë pjesën më të madhe të elektoratit të diasporës që do të ushtrojë të drejtën e votës jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, mijëra qytetarë janë regjistruar për të votuar fizikisht në ambasada dhe konsullata, ndërsa një numër edhe më i madh kanë zgjedhur votimin përmes postës. Interesimi i diasporës konsiderohet ndër më të lartët e regjistruar ndonjëherë në një proces zgjedhor.

Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhvillua dje, ndërsa qytetarët e Kosovës sot i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e përgjithshme.

EMISIONET