VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Stuhia e fuqishme vijon në Jugperëndim të Europës duke sjellë shira intensivë dhe erë të fortë në gadishullin Iberik dhe pjesërisht Britaninë e Madhe. Ndërsa Europa Qendrore, Lindore dhe rajoni i Ballkanit dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira, pa reshje.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket  vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Vendi mbetet me vranësira të dendura dhe reshje në të gjithë territorin, ndërsa dëborë pritet në zonat verilindore dhe juglindore. Gjatë pasdites reshjet ndërpriten dhe rikthehen kthjellimet. Temperaturat zbresin nga 4°C deri në 16°C. Era fryn veriperëndimore mbi 40 km/h, krijon dallgëzim mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme . Një qendër ciklonare në Juglindje të Europës sjell reshje shiu dhe stuhi të forta ere në Ballkan, Peloponez dhe brigjet e Detit të Zi. Reshje të dendura vijojnë edhe në gadishullin Iberik dhe Britaninë e Madhe. Ndërsa Europa Qendrore dhe Lindore paraqiten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Dita e Hene karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në Veri dhe Qendër. Pasditja sjell përmirësim të përkohshëm në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugu dhe Juglindja mbeten me reshje të izoluara. Temperaturat variojnë nga 3°C deri në 15°C. Era fryn lindore-juglindore mbi 45 km/h, krijon dallgëzim deri në 3 ballë.

EMISIONET