VIDEO/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet në Lezhë 34-vjeçari
Policia e Lezhës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim, i akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike.
Sipas Policisë, në pranga është vënë shtetasi D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M., i arrestuar më herët gjatë operacionit, në muajin tetor të vitit 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u gjet e magazinuar në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 mjete prerëse (thika), të cilat ai i posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

