VIDEO/ "Çmendet" shoferi në Durrës, bën xhiro me automjet mbi trotuar, por nuk i shpëton gjobës

VIDEO/ "Çmendet" shoferi në Durrës, bën xhiro me

Një drejtues automjet në Durrës është gjobitur nga Policia Rrugore e qytetit. Ky drejtues po lëvizte me makinën e tij mbi një trotuar në qytetin bregdetar.

Kanë qenë qytetarët ata që e kanë filmuar shoferin teksa i jepte makinës në mënyrë të parregullt.

Video u bë virale në rrjetet sociale dhe menjëherë Rrugorja ka vepruar duke kryer verifikimet për automjetin dhe duke vendosur masën administrative prej 18 mijë lekësh të rinj.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke lëvizur në trotuar, ju informojmë se:

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

EMISIONET