VIDEO/ “Jam amerikan, jo shqiptar" - “Iluminati” që plagosi policin e “Shqiponjave” në Tiranë lihet në burg. Avokati kërkoi ...
42-vjeçari Klered Bozhani, i cili plagosi të mërkurën me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë, ka dalë këtë të shtunë para togave të zeza për t’u njohur me masën e arrestit ndaj tij.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ai deklaroi se është amerikan dhe jo shqiptar, duke shfaqur paqëndrueshmëri mendore edhe me gjykatë.
Edhe avokati i tij i mbrojtjes Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim të detyruar spitalor, por gjykata caktoi arrest në burg.
““Jam iluminati”, “Jam komandant në Pentagon””, mësohet se ka deklaruar para efektivëve të policisë Bezhani, një ditë më parë kur edhe u prangos.
Për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa autori u kap befasisht pranë banesë së tij, pa bërë rezistencë.
Arrestimi u bërë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hysen Dura”.
Ndërkaq efektivi i plagosur të mërkurën kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.