VIDEO/ Hetimet për tenderat e rrugëve, kreu i ARRSH-së thirret në SPAK
Drejtori i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur në prokurorinë e posaçme mëngjesin e kësaj të marte.
Edhe pse nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyet e paraqitjes së tij, mendohet se Gjyli do të dëshmojë mbi procedurat e e ndjekura në tenderat e rrugëve.
Kujtojmë se pas largimit të Ervis Berberit ai mori detyrën si drejtor i ARRSH.
Ndërkaq porej një viti ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi është arrestuar me vendim gjykate, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për akuzën e korrupsionit e pastrimit të parave.
Nga hetimet ka rezultuar se Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abusive, 3 në kohën që ishte drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro.
Përveç Berberit në pranga janë vënë edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami, administratorë të kompanisë DAAM që dyshohet se kanë përfituar tenderat në mënyrë abuzivë.