Shfaqja e korrupsionit në Teatrin Kombëtar, “shpërthen” aktorja, Muça: Altin Basha mori atë që meritoi. Shembulli më i keq për artistët, e ktheu në diktaturë
Altin Basha u shkarkua të enjten e javës së kaluar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ai dyshohet se ka abuzuar me fondet e teatrit, dhe më konkretisht bëhet fjalë me kostumet e shfaqjes “Vojçek”.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit konfirmon shkarkimin dhe njofton zëvendësimin e tij me një drejtues të përkohshëm, aktorin dhe regjisorin Indrit Çobanin, i cili do të qëndrojë deri në përzgjedhjen nëpërmjet garës së drejtorit të ri.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë situatë dhe debatet që kanë përfshirë Teatrin Kombëtar, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte aktorja Adelina Muça.
“Ajo çfarë ndodhi ishte ajo që meritoi. Mënyra se si ka funksionuar Teatri Kombëtar ishte mënyra më e keqe. Ishte një lloj diktature që instaloi Altin Basha dhe mori atë që meritoi.
Edhe nuk shpresoj shumë se do të ketë hetime të tej, por besoj se dëmi më i madh iu bë Teatrit, pasi Basha ishte shembulli më i keq që i dha të rinjve.
E gjithë kjo histori la një shije të hidhur tek artistët, pasi Teatri duhet të japë një shembull të mirë dhe jo kështu siç ndodhi, ndaj uroj që drejtësia të shkojë deri në fund.
Ai e ktheu në një diktaturë të vogël drejtimin e tij, duke e kthyer Teatrin Kombëtar në një vend dhune psikologjike ndaj aktorëve, favorizimi i padrejtë i atyre që mbështesnin Altin Bashën, bënte një lloj denigrimi ndaj artistëve të tjerë që nuk mendonin si Altib Basha.
Ai shkoi deri aty sa luante me bokën e fëmijës së ish-bashkëshortes së tij”, u shpreh aktorja Adelina Muça.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKTOREN ADELINA MUÇA NË “ORA NEWS”