VIDEO/ Gjokutaj: Të enjten, seanca për shuarjen e masës ndaj Berishës!
Ditën e sotme, pas një shqyrtimi që është bërë, Gjykata e Posaçme e Apelit me relatore Ilirjana Olldashin, ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Maltezin nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Lajmin e dha avokati Genc Gjokutaj, i cili po ashtu njoftoi para mediave se të enjten do të zhvillohet seanca për shuarjen e masës së sigurisë ndaj z. Sali Berisha.
“Berisha nuk është trajtuar sipas statusit që ka si deputet. Vendimi i Gjykatës është një kopje e keqe e vendimit të shkallës së parë. Gjykata nuk pati durim të na dëgjonte, por nuk pati guxim për vendimin”, deklaroi Gjokutaj.