Jamarbër Malltezi lë qelinë, nuk ndryshojnë masat për Sali Berishën
Jamarbër Malltezi del nga burgu, Sali Berisha mbetet në detyrim paraqitje
Një muaj pas arrestimit Apeli i GJKKO ka vendosur lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit.
Hetimi ndaj tij do të vazhdojë me arrest në shtëpi, ndërsa për ish kryeministrin Sali Berisha mbetet në fuqi masa me detyrim paraqitje.
Avokati Genc Gjokutaj edhe një herë e cilësoi procesin politik, duke shtuar se dhe padia dhe regjistrimi i procedimi janë bërë në të njëjtën ditë.
Gjykata e apelit e ka liruar nga qelia Jamarbër Malltezin, i cili prej 21 tetorit ndodhet në qeli, ku po hetohet për dosjen partizani.
Avokati i tij ka bërë të ditur vendimin për mediet duke deklaruar se ai do të qëndrojë në shtëpi.
Genc Gjokutaj edhe një herë e cilësoi akuzën politike, e për këtë iu referua një dokumenti.
Sa i përket ish kryeministrit Sali Berisha, njëkohësisht vjehrri i Malltezit, gjykata nuk ka pranuar të ndryshojë masën për tu paraqitur të hënën e parë dhe të tretë në OPGj si dhe kufizimin për të dalë jashtë vendin.
Gjokutaj shtoi se të enjten do të zhvillohet një tjetër seancë e cila i përket kërkesa për shuarjen e masës së vendosur nga shkalla e parë.