Vetëvrasja e 41-vjeçares, mjekja Xhufi: Ne dhe Pakistani e shesim kaq lirshëm fotoksinën. Kujdes!

Duke marrë shkas nga rasti tragjik në Sukth të Durrësit, ku një grua 41-vjeçare vendosi t’i japë fund jetës me fotoksinë pas bullizimit dhe dhunës në familje përmes, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte mjekja toksikologe Suela Xhufi.

E pyetur se a duhet shitur në treg të lirë fotoksina, Xhufi tha se Shqipëria dhe Pakistani janë dy vendet e vetme në Botë që e tregtojnë kaq lirshëm këtë produkt tejet toksik dhe vdekjeprurës.

Xhufi tha se fotoksina vijon të shkaktojë shumë viktima në vend, ndaj apeloi që të mos përdoret për asnjë mënyrë.

“Jemi i vetmi vend së bashku me Pakistanin që e shesim fotokosinën kaq lehtë në farmaci. Por ky vit ka pasur më pak raste të shitjeve në krahasim me vitet e mëparshme.

Ajo është një helm dhe gaz që në momentin që hidhet në ujë dhe konsumohet nuk ka asnjë shans që t’i shpëtosh vdekjes nëse e konsumon.

Në rastet kur i shpëton fotoksinës, ose nuk është pirë si duhet kur është hedhur në ujë, ose ajo ka qenë e skaduar.

Numri i vdekjeve të moshave të reja është i lartë, por kjo mund të parandalohet nga farmacitë, pasi mjeku në raste të tilla nuk ka çfarë t’i bëjë.

Fotoksina nuk jepet me recetë pasi përdoret për bujqësinë, por nuk është shqyrtuar në nivelin sa duhet nga institucionet për të menaxhuar tregtimin e saj.

Ikin të rinjtë për një inat apo mërzi të momentit, dhe nuk e kuptojnë se ky veprim të kushton jetën.

Është e mjaftueshme vetëm gjysëm tablete fotoksinë, kaq toksike është ajo dhe të prek të gjitha organet e trupit. Është një vdekje e dhimbshme kur e konsumon, nuk ikën me të lehta siç e mendojnë”, u shpreh Suela Xhufi, mjeke Toksikologe.

Intervista e plotë

lili saraçi suela xhufi

EMISIONET