Gripi po kërcënon këto ditë, mjeku Stroni: Ka pasur dhe raste të humbjes së jetës, ja si duhet të ruhemi
Mjeku Gent Stroni në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” bëri me dije se gjatë këtyre ditëve vendi po përballet me një valë infektimesh të personave nga gripi.
Po ashtu ai bëri me dije se Covid-19 vijon të jetë i pranishëm, pasi ai nuk ka ikur asnjëherë, por tha mjeku, nuk është më i rrëzikshëm sa ç’ishte në kohën e pandemisë.
Po ashtu është dhe një valë infektimi me virozë respiratore.
“Ne po shikojmë që kemi virusin e gripit, i cili po zgjat në kohë më shumë se kohën që ne jemi mësuar ta kemi gripin zakonisht. Ka pasur edhe raste të humbje së jetës me këto viroza, por nuk jemi në situatë problematike.
Pjesa e kollës e gripit zgjatet deri në 2 javë, nga 5 apo 7 ditë që jemi mësuar ta kemi në periudha të tjera.
Pavarësisht kollës, kjo nuk e bën gripin infektiv tek të tjerët, pasi kalon periudhën e tij të zakonshme. Pra pas 7 ditëshit të parë, pjesa tjetër e kollës nuk është periudhë transmetueshmërisë, dhe kjo e bën këtë grip të veçantë”, u shpreh ndër të tjera, mjeku Gent Stroni.