Vërshime lumenjsh, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa zona, Anira Gjoni: Ja parashikimi i motit nga IGJEUM

Gjatë këtyre ditëve vendi ynë do të vazhdojë të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike. Të dhënat e fundit nga IGJEUM i raportoi në studion e lajmeve në “Ora Neës”, metereologia Anira Gjoni.

“Kjo si rezultat masa të lagështa. Në këto dy ditë ne do të vazhdojmë të kemi reshje intensive në Veri dhe në Qarqet e Shqipërisë së Mesme.

Qarqet si Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Tirana dhe Elbasani do të kenë shtrëngata të forta shiu.

Qarqet të cilat do të kenë intensitet më të shtuar si Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha mund të kemi dhe vërshime të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje të dherave.

Gjithashtu në zonat urbane të këtyre qarqeve për shkak të reshjeve me intensitet të lokalizuara, mund të kemi dhe përmbytje të zonave urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, u shpreh ndër të tjera Anira Gjoni.

Vërshime lumenjsh, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa

lili saraçi anira gjoni igjeum

EMISIONET