Vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar, deputetët e PD letër Nikollës: Është i paligjshëm, mos e shqyrtoni
Deputetët demokratë, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha në një shkresë zyrtare drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, i kanë bërë thirrje, që të mos marrin në konsideratë, kërkesën e Lulzim Bashës për t'i përjashtuar nga grupi parlamentar.
Në dokumentin e siguruar nga Ora News, deputetët Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Belind Këlliçi, Edmond Spaho,dhe Agron Shehaj, i kërkojnë Nikollës se kërkesa e Lulzim Bashës është e paligjshme dhe cenon të drejtat e përfaqësimit dhe veprimatarinë parlamentare të deputetëve të zgjedhur të PD.
Ata shkruajnë se pranimi i një kërkesë të tillë do të vendoste precedent të rrezikshëm me pasoja negative mbi pluralizmin dhe demokracinë.
Deputetët shkruajnë se vendimi për përjashtimin nga grupi parlamentar është i paligjshëm dhe nuk duhet marrë në shqyrtim nga ana e Nikollës.