Shembje pa kontratë në Kombinat, banorët: Kërkojmë shpronësimin e shtëpive, Nuk na japin rrugëzgjidhje

Ashtu si në zonën e 5 majit edhe në kombinat bashkia ka shembur me dhjetëra shtëpi për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit. Familjarët vijojnë të kundërshtojnë vendimin e bashkisë pasi nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për shpronësimin.

Prej ditësh fadromat e IMT kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi në kombinat në njësinë administrative nr 6.
Banorëve u është kërkuar të lirojnë shtëpitë në funksion të projektit të rindërtimit.

Por protestat e tyre nuk i dëgjoi askush, ashtu sic u paralajmërua shtëpitë u shëmbën duke e kthyer lagjen në gërmadhë.

“Ku të lë shteti me bo protestë, hipi plaka e huaj dhe desh e hodhi.”


Banorët thonë se dhe pse shtëpia u është prishur nuk kanë marrë bonus qeraje.

“I kemi liruar si të gjithë shokët. Kam marrë shtëpi me qira 250 mijë lekë. S’kam marrë as bonus as asgjë. S’ka ardhur asnjeri. Kam shkuar në çdo vend dhe s’më ka dhënë përgjigje fare.”

Ka banorë të tjerë që bëjnë apel që bashkia tu japë zgjidhje se ku do të shkojnë se nuk kanë mundësi për të paguar qiranë nëse largohen nga banesat.

Thonë se shtëpitë i kanë në proces legalizimi që prej 2006 dhe kërkojnë shpronësimin sipas cmimit të tregut.

“E kam në proces legalizimi dhe nuk ma kanë dhënë, kam ngel. E kam bërë legalizimin që në 2006. E kam futur në 2006.

Në zonën e kombinatit janë mbi 300 shtëpi që priten të shemben në funksion të procesit të rindërtimit.

EMISIONET