Nuk ndalen sulmet, Bashkia e Gjirokastres mbyll stadiumin, pengon zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit

Pas humbjes së zgjedhjeve në Korçë ministrat dhe Erion Veliaj kanë shtuar vëmendjen në Gjirokastër, ku përplasjen për futbollin e drejton ministrja Mirela Kumbaro.

Federate Shqiptare e Futbollit ka akuzuar sot (29 janar) se Bashkia e qytetit të gurtë ka mbyllur dyert e stadiumit “Luftëtari” vetëm dy orë përpara orarit zyrtar të fillimit të Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Futbollit.

Në deklaratën për mediat qeveria e futbollit shprehet se ishte rënë dakord për të zhvilluar mbledhjen në këto ambiente, por në mënyrë të papritur gjithçka ka ndryshuar

"Prej ditësh anëtarët e futbollit në Shoqatën Rajonale të Futbollit Gjirokastër janë gjendur në presion të vazhdueshëm nga bota politike dhe disa prej tyre janë larguar edhe nga puna me arsyetimin se kanë mbajtur krahun e futbollit.  Tentativat kanë qënë të vazhdueshme në formë nga më të ndryshme ndaj anëtarëve për të minuar këtë proces të zakonshëm zgjedhor”, thuhet në deklaratë.

Tensionet u shtuan pas audioskandalit të Erion Veliajt i cili shantazhoi përfaqësuesit e futbollit në Tiranë.

Po ashtu dhe shpërthimi me tritol në derën e banesës së agron dukës kanë ngritur në alarm FIFA dhe UEFA. Mësohet se një përfaqësi e tyre do të mbërrijë në fillim të javës në Tiranë për të verifikuar situatën në Shqipëri.

Deri më tani në zgjedhjet për FSHF kanë fituar mbështetësit e Armand Dukës në Tiranë, Fier dhe Korçë. Me sa duket Gjirokastra mbetet sfida e radhës.

EMISIONET