Veliaj nuk u reziston ndërtimeve, betonieret do lëvizin lirshëm në Tiranë

Pak muaj më parë kryetari i bashkisë së Tiranës deklaroi se nuk do të lejohej më qarkullimi i betoniereve dhe kamionëve të rëndë në Tiranë.

Madje në atë kohë ai theksoi se ata që kundërshtojnë këtë vendim kërkojnë ti vendosin gjobë dhe se nuk do të tërhiqet.

Betimi zgjati fare pak, pasi ditë pas ditë betonieret kanë lëvizur lirshëm në çdo orë, madje edhe janë gjobitur nga policia.

Ora Neës ka paraqitur me pamje lëvizjen e tyre në çdo ditë, madje edhe kur janë bërë shkak për aksidente, por Veliaj heshti dhe pa sqaruar se çfarë ndikoi në ndryshimin e përbetimit.

Tashmë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj ndryshon tërësisht vendim.

Është koha për të hedhur beton dhe do të lejohen pa asnjë pengesë.

"Të lejojmë mjetet e tonazhit të rëndë nga e premtja pasdite deri të hënë në mëngjes. Kemi shumë kantiere tona, të bashkisë njëherë. Kemi 10 pallate që sapo kemi nisur në Kombinat ku duhet të shtrojmë pllakat e betonit. Kemi pafundësi objektesh. Sakohë Tirana në këto dy muaj ka një fluks më të vogël prej pushimeve dhe fundjavave në plazh kam marr këtë vendim dhe kam lëshuar këtë urdhër nga kjo e premte. Kjo përfshin dhe operatorët e tjerë. Nuk marr unë as nuk ha presion nga njeri, thjesht është gjëja logjike për tu bërë."

Raportet ndërkombëtare kanë bërë të ditur se me miliona metër katror ndërtim çdo ditë, Tirana është kthyer në kryeqytet të pastrimit të parave në këtë sektor.

Ndërsa për këtë akuzë kryebashkiaku sërisht hesht dhe miraton leje të tjera.

Madje duke harruar edhe premtimin se ai nuk do të mbahej mend si Kryebashkiaku i ndërtimit të pallateve.

EMISIONET