Betoni nuk njeh sezon në Dhërmi

Dhërmiu dhe zona e Drimadhes janë nga perlat e bregdetit në jug të Shqipërisë, madje ku edhe çmimet për shkak të kushteve klimaterike dhe të shërbimeve janë më të larta se në shumë zona të tjera.

Pavarësisht se kjo kërkon që pushuesve tu ofrohet shërbimi dhe qetësia e duhur, në këto ditë të nxehta pushteti vendor zgjedh të veprojë krejt ndryshe.

Ndërtimet e zhurmshme vazhdojnë në çdo orë të ditës duke krijuar shqetësim për turistët, por dhe pasojë të hoteleritë, të cilave klientët me të drejtë u kërkojnë pak momente pushimi.

Edhe pse thirrjet drejt pushtetit vendor nuk kanë munguar, ndotja akustike ka vijuar të trondisë në çdo ditë.

Mjetet e rënda po ashtu qarkullojnë lirshëm, duke iu bashkuar kështu zhurmave dhe ndotjes së mjedisit por dhe prishjes së imazhit që ofron kjo mrekulli e Shqipërisë.

Ndërtimi i hotelerive është kthyer në një domosdoshmëri për vendin, sidomos kur kërkohet ofrimi i shërbimeve cilësore, por të zgjedhësh që punimet të bëhen në kulmin e sezonit dhe kur bashkitë nuk ndërhyjnë, kthehet në një problem për vizitorët por dhe në largim të tyre.

EMISIONET