Veliaj i papërgjegjshëm për çfarë thotë/ Premtoi parqe dhe frenim të betonizimit, krenohet se realizoi të kundërtën
Kur mbeten vetëm 6 muaj nga zgjedhjet vendore dhe kur RTV Ora është prej dy vitesh nën kontrollin e SPAK, Erion Veliaj duket më i tronditur se kurrë.
I mësuar me gazetarë në borderotë e tij, dhe me media që bëjnë vetëm lajmet që ai nis, nuk i pranon dot televizionet, gazetat dhe portalet që denoncojnë shkeljet apo publikojnë problemet.
Të detyruar ti përgjigjemi, jo për të, por për shikuesit, do të kthehemi te premtimet e Veliajt. Dhe jo te furnizimi i Tiranës 24 orë me ujë, por pikërisht te pallatet.
"Nuk kam ndërmend të hyj në histori që dha pallate por si njeri që do mbahet mend me një ekip që ndërtoi më shumë parqe se pallate".
Por ky ndryshim kursi i beftë i kryebashkiakut nga Tirana me parqe dhe e gjelbërt, te ajo me pallate pa fund në qendër, lë mjaft dyshime.
Sigurisht nuk duam të besojmë deklaratën e mëhershme dhe pa dashje të një prej deputetëve të PS-së.
"Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante saç kanë bërë…"
Por Veliaj guxon dhe flet për gjoba sërish, por duket se kryebashkiaku shpallet i papërgjegjshëm nga vetë gjykata.
I akuzuar për shpifje para togave të zeza, fillimisht i mbrojtur me avokat, kërkon pajtim.
E më tej deklaron se ajo çfarë thotë nuk është fakt, por e ka dëgjuar në medie, portale apo ndoshta dhe diku tjetër.
Ndaj gjykata, shprehet avokati, nuk duhet ti marrë për bazë. E në fakt ky është shkaku pse kryebashkiaku i Tiranës nuk dënohet, jo sepse paraqet prova, por sepse thotë që deklaratat e tij nuk duhen marrë për bazë.
Për ta ilustruar duket si një sjellje në filmin "Shtigje lufte", kur pavarësisht se ke të drejtë nuk duhet të flasësh por …
"Hej, o rr*** thirri mendjes!"
Ka folur edhe se i vënë gjoba.
"Gjobaxhinj portalesh, se meritojnë."
Për këtë është kërkuar të hetojë prokuroria, por Veliaj përmes avokatit shton se ka folur në tym si opinion, pa një rast konkret.
Në intervistën më të fundit, ndoshta edhe i frikësuar se çfarë do ti ndodhë në përballjen në zgjedhje, i sulet dbe gazetarëve.
Sa për Ora News, Veliaj e di shumë mirë se dy vite e tre muaj më parë në oborrin e televizionit solli forcat RENEA, e prej asaj kohe gjithçka është në dorën e gjykatës e cila edhe pse ka kaluar afatet vazhdon procesin.
Apo ndoshta Erion Veliaj kërkon të shantazhojë cilëtdo zëra që flasin për shkeljet dhe abuzimet? Por a mund të zërë kjo vend?
"O Guri, o trim me fletë!"


