Vdesin dy të rinj në Shkodër/ Njëri aksidentohet me makinë, tjetri ra nga lisi
Dy të rinj në Shkodër kanë humbur jetën sipas raportimit të Policisë.
Policia bën me dije se gjatë një aksidenti ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Liria’ në Shkodër si pasojë e një aksidenti rrugor, ka humbur jetën një 28-vjeçar.
Gjithashtu, bëhet me dijse se ka humbur jetën edhe një 34-vjeçar i cili 12 ditë më par ra nga lisi dhe mori dëmtime të rënda.
Ai fillimisht u transportua nga Shkodra për te Trauma në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda.
Shkodër/Informacione paraprake
-Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën.
-Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.
Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.