DOKUMENTI/ Begaj firmos dekretet për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe administratës

DOKUMENTI/ Begaj firmos dekretet për rritjen e pagave për

Presidenti Bajram Begaj dekreton vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave të deputetëve, ministrave dhe administratës,

“Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse”, njofton Presidenca.

Begaj e kishte dhënë pëlqimin e tij paraprakisht, ndërkohë që nuk vonoi as dekreti.

Deputetët e PS-së dhe PD-së bashkuan në seancën e së enjtes votat për të dyfishuar rrogat e tyre me argumentin se pas prekjes së pagave të majës së piramidës së administratës shtetërore, ata merrnin rrogë më të vogël se drejtorët nëpër ministri.

Votimi erdhi më pak se dy javë pas zgjedhjeve të 14 majit. Me përllogaritjen e re, nga 157 mijë lekë bruto që është paga e deputetit sot, prej 1 qershorit ata do të marrin 310 mijë lekë.

EMISIONET