Varaku: Refuzojmë sistemin autokratik që Rama ka ndërtuar, por në 2025-sën do të ketë më shumë deputetë

Publicisti Red Varaku në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja tha se nuk është shqetësuese fakti nëse bëhet apo jo protestë me datë 6 dhjetor.

Sipas tij ajo që është përcaktuese është fakti që në Shqipëri kemi një bllokim të sistemit politik.

Red Varaku: Sa i përket retorikës protestë dhe antiprotestë është pjesë e retorikës politike. Secila palë do të bëjë interpretimin e saj që të ekspozojë të vërtetat e secilës palë. Nuk është shqetësuese fakti nëse bëhet apo jo protestë me datë 6 dhjetor. Ajo që është përcaktuese është fakti që në Shqipëri kemi një bllokim të sistemit politik. Një bllokim që është shprehur qartë në të gjitha raportet që i bëjnë një radiografi të qarët realitetit politik shqiptar. Ka një mekanizëm identifikues të qartë nga SHBA, ka një grupim që e ka deklaruar si problematike me demokracinë shqiptare. Është thënë qartë se, fakti se pse ky grupim është evidentuar si  tillë është se konsiderohet si minues i demokracisë.

Varaku bëri një paralelizëm mes sistemit autokratik të sipas tij është ndërtuar nga Rama në Shqipëri  dhe atij të ndërtuar nga Vuçiç në Serbi.

Red Varaku: Pa u izoluar ky mekanizëm, analizat kanë vlerë, por në fund të ditës duhet t’ju rikujtoj qytetarëve shqiptarë që në 2017-tën Rama i shtoi deputetët, largoi LSI-në dhe filloi të qeverisë i vetëm. Në 2021-shin shtoi dhe 4 deputetë të tjerë. Kështu që do të jemi në këtë pikën që sa më shumë ne ta denoncojmë apo të bëjmë përpjekje për ta refuzuar këtë sistem autokratik që Rama e ka ndërtuar aq më shumë do të jetë në pozitat e atij që në 2025-sën do të ketë më shumë deputet. Është trajektorja e zotit Vuçiç që sa vjen dhe rritet në zgjedhje. Për mënyrën se si kanë eliminuar dhe asgjësuar opozitën si funksion në sistemin politik pa dyshim se ngjajnë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET