Vapa, rrezik për shëndetin mendor/ Psikoterapisti Neli Demi: Konsumoni ujë, shmangni sheqernat!
Në ditët e nxehta të verës duhet vëmendje e shtuar ndaj problemeve të shëndetit mendor pasi mjekët thonë se temperaturat e larta ndikojnë në stimulimin e ankthit dhe depresionit.
Temperaturat e larta të verës shoqërohen me rritjen e problematikës së shëndetit mendor.
Stina e nxehtë mund të sjellë përkeqësim të shëndetit tek pacientët që vuajnë, por edhe stimulim të shenjave të stresit, ankthit apo depresionit tek njerëzit e shëndetshëm.
Mjeku psikiatër Neli Demi dhpejgon edhe arsyet se pse ndodh kjo.
Neli Demi, Mjek Psikiatër: “Temperaturat e larta e vënë organizmin në një situatë stresuese dhe kjo mund të nxisë më pas edhe shpërthimin e disa çrregullimeve të caktuara.
Ndodhin disa ndryshime, apo vështirësi në adaptimin (përshtatjen) me temperatura të larta të organizmit.
Temperaturat e larta mund të suprimojnë funksionimin e gjendrës tiroide dhe kjo mund të sjellë prodhim të ndryshuar të hormoneve të tiroides”.
Ndër këshillat më të rëndësishme për shmangien e problemeve të shëndetit mendor në vere renditet konsumimi I ujit dhe shmangia e diellit.
Neli Demi, Mjek Psikiatër: “Të konsumojmë lëngje, sidomos lëngje pa sheqerna, pra ujë kryesisht. Të shmangim temperaturat e larta duke qëndruar në hije apo në vende të freskëta. Të kujdesemi për ushqimin , që të mund të jetë i lehtë dhe i absobueshëm, pa shumë yndyrna, sheqer, pa shumë kripë”.
Gjatë periudhës së pandemisë, shumë njerëz u prekën nga shqetësiem pskilogjike, e për këto raste, psikoterapisti Neli Demi pohoi se shërimi I tyre ka nevojë për kohë.





