Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund të shkaktojnë depresion sezonal të verës, një formë më pak e njohur e depresionit që lidhet me stinën.

Sipas një studimi të fundit, depresioni sezonal i verës prek rreth 0.57% të popullsisë botërore, ndërsa depresioni sezonal i dimrit prek rreth 5%. Simptomat më të zakonshme janë pagjumësia, humbja e oreksit, ankthi dhe irritimi.

Ndërkohë, problemet e shëndetit mendor po rriten në nivel global. Një analizë e publikuar në revistën The Lancet tregon se gjatë vitit 2023 rreth 1.2 miliardë njerëz, ose 15% e popullsisë së botës, jetonin me një çrregullim të shëndetit mendor. Krahasuar me vitin 1990, numri i rasteve është rritur me 95%.

Rritjen më të madhe e kanë shënuar çrregullimet e ankthit, me 158%, dhe depresioni madhor, me 131%, duke u kthyer në problemet më të përhapura të shëndetit mendor.

Edhe në Europë, situata mbetet shqetësuese. Në Rajonin Europian, 1 në 6 persona, ose rreth 140 milionë njerëz, jetojnë me një çrregullim të shëndetit mendor.

 

EMISIONET