Vaksinë anti-Covid për 5-vjeçarët? Specialistja e ISHP-së: Shumë shpejt mund të nisë dhe në Shqipëri

Covid 19 po infekton në masë edhe të vegjëlit. Mes tyre janë të shumtë ata që kanë përfunduar në spital për shkak simptomave të rënda.

Për ti mbrojtur nga infeksioni, Rovena Daja, specialiste e ISHP-së thotë se në shumë shtete po aplikohet vaksinimi që në moshën 5 vjeç dhe se shumë shpejt kjo praktikë mund të ndiqet dhe në Shqipëri.

"Eksperienca në botë dhe në Shqipëri ka treguar se aktualisht fëmijët po preken nga variantet e reja të Covid-it, madje disa prej tyre dhe janë hospitalizuar. Shumë vende të botës kanë filluar të vaksinojnë fëmijët që nga mosha 5 dhe lart. Ndoshta shumë shpejt në Shqipëri mund të vendoset vaksinimi dhe në moshat 5 e lart."

Për shkak të infektimeve të larta ditët e fundit është rizgjuar interesi i qytetarëve për vaksinën. Të shumtë janë ata që po kryejnë dozën e parë.

"Gjithmonë njerëzit duke patur rritje të numrit të rasteve fillojnë të frikësohen dhe të kuptojnë që Covidi vazhdon të ekzistojë dhe janë rritur edhe numri i vaksinimeve. Fatmirësisht kemi dhe rritje të numrit të vaksinimeve me doza të para."

Me dy doza rezulton rreth 45% e popullsisë. Të rinjtë qëndrojnë ende larg vaksinës.

"Me një dozë kemi 49%. Ndërsa vaksinimi me tre doza është vetëm 11.3% dhe janë vaksinuar kryesisht personat që janë mbi 60 vjeç apo që kanë sëmundje shoqëruese. Vaksinimi është më i mirë mbi moshat 50 vjeç ku është mbi 70%, ndërsa duke u ulur mosha ulet dhe % e vaksinimit."

Për shkak të shtimit të rasteve mjekët rekomandojnë marrjen e injeksioneve mbrojtëse si dhe mbajtjen e maskës në ambjentet e mbyllura.

Vaksinë anti-Covid për 5-vjeçarët? Specialistja e

EMISIONET