"Boom" infektimesh në vend, 1462 raste të reja, asnjë viktimë e 30 pacientë në spitale 

"Boom" infektimesh në vend, 1462 raste të reja, asnjë

Asnjë viktimë dhe 1461 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëdetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 562 raste, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamëz, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pogradec, nga 2 qytetarë në Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Maliq, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Klos, Konispol.

Janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. 

Janë shëruar 419 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Korrik 2022)


Raste të reja ditore 1461
Të shëruar në 24 orë 419
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3190

Testime totale 1,879,129
Raste pozitive 293,917
Raste të shëruara 281,470
Raste Aktive 8,930
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,256
Durrës 761
Fier 729
Vlorë 476
Shkodër 357
Berat 318
Elbasan 301
Gjirokastër 238
Lezhë 184
Korçë 151
Dibër 105
Kukës 54

EMISIONET