Ushqimet të shtrenjta si në BE/ Qytetarët: Pensionet dhe rrogat të ulëta, nuk ia dalim dot
Në Shqipëri ushqimet kushtojnë thuajse sa në vendet e Bashkimit Evropian.
Sipas një raporti të Eurostat ku pasqyrohet indeksi i çmimeve për mallrat dhe shërbimet rezulton se në vendin tonë çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares evropiane.
Krahasuar me vendet e rajonin ushqimet janë shumë më të shtrenjta.
Qytetarët thonë se me pagat dhe pensionet e ulëta nuk mund të përballojnë çmimet as për produktet bazë të shportës.
"Edhe shtrenjtë janë edhe cilësia jo ajo që duhet të jetë. Dhe ka dalë dhe një metodë tjetër që po ulin gramaturën duke mbajtur të njëjtin çmim."
"E vështirë nuk e përballojmë dotë."
"Të rritet shporta është krim."
"Kur në peshore të vënë 2 qepë, dy domate dhe dy patate është katastrof."
Në bazë të buxhetit shpenzojnë edhe për tryezën.
"Unë në muaj shpenzoj 60 mijë lek për katër veta."
"Unë te 250, 300 shpenzoj."
Pensionistët dhe familjet në vështirësi ekonomike po përfitojnë 3 mijë lekë nga qeveria si pjesë e paketës së rezistencës sociale, por as kjo nuk mjafton.
"Më mirë mos të na e japi fare sesa 30 mijë lekë."
"Nuk mjafton por nuk kemi çfarë bëjmë."
Përveç ushqimeve sipas Eurostat të shtrenjta janë veshjet dhe këpucët, blerja e pajisjeve shtëpiake dhe atyre elektronike si dhe pajisjet personale të transportit.



