“Ultimatumi” i Erdogan: Të merren masa menjëherë kundër FETO-s, vizitën tjetër në Shqipëri të jetë zgjidhur si çështje

Nga Kuvendi i Shqipërisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan duket se ka dhënë një lloj ultimatumi lidhur me qeverinë shqiptare në raport me organizatën FETO-.

Ai tha se pret që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe të mos lejohet që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye

Erdogan: Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton që të thotë të vërtetën. Për çështjen e FETO-s ne e shohim si kusht vëllazërie për partnerin tonë strategjik ashtu sikurse në Turqi institucionet e lidhur ame FETO-n kanë agjentë të fshehur, ndaj nuk duhet të keni asnjë dyshim se ata do të zbulojnë fytyrat e vërteta dhe të gjithë do ta kuptojnë.

Kjo është një strukturë helmuese, që përbën një kërcënim për Shqipërinë. Nëse nuk veproni në kohë, tentativat e strukture ashtu si në vendin tonë, të përsëriten edhe kështu. Ne kemi paguar një kosto shumë të rëndë. E konsiderojmë si detyrë që tua tregojmë vëllezërve tanë që të mos pësojnë të njëjtin fat. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe të mos lejohet që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye. Presim që vizitën tjetër kjo çështje të ketë marrë formë të prerë.

 

EMISIONET