Erdogan: Turqia e Shqipëria kanë marrëdhënie mbi 6 shekullore, jemi partnerë strategjikë

Nga Kuvendi i Shqipërisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u shpreh se Shqipëria dhe Turqia kanë një lidhje historike dhe humane.

Sipas tij, edhe pse ka kufij fizikë, Shqipëria është fqinj i Turqisë dhe se marrëdhëniet mes vendeve përfshijnë më shumë se sa 6 shekujsh.

Ai shtoi se marrëveshjet e bashkëpunimit që rrënjët i kanë të thella janë shumë të forta dhe të palëkundura.

Erdogan: Në emër të delegacionit time ju përshëndes përzemërsisht. Jam shumë i lumtur që vizitoj sërish Shqipërinë me të cilën kemi lidhje historike dhe humane. Marrëdhëniet tona nuk janë vetëm përmes shteteve, por edhe njerëzve. Edhe pse kemi kufij fizike, Shqipëria është fqinji ynë. Marrëdhëniet tona përfshijnë më shumë se sa 6 shekujsh. Gjurmët e historisë së përbashkëta nuk janë vetëm në politikë, por ato i gjen edhe në ndërtesat e ngurta.

Marrëveshjet e bashkëpunimit tona që rrënjët i kanë të thella janë shumë të forta dhe të palëkundura. Deklarimi i vitit 2015 se Turqia është një ndër 5 vendet partnere strategjike, është plotësimi i kësaj tabloje që po shohim sot. Ne i kemi ngritur marrëdhëniet tona ën nivelin e partnerit strategjik. Tashmë do të punojmë për paqen ne rajonit dhe gjithë botës. Kur Shqipëria dhe Turqia do të bashkojnë duart, nuk do të këtë problem që nuk do të zgjidhet.

Erdogan: Turqia e Shqipëria kanë marrëdhënie mbi 6

Erdogan: Turqia e Shqipëria kanë marrëdhënie mbi 6

 

EMISIONET