Ultimatume dhe shkarkime/ Lita: Duhej dialog paraprak me banorët në Theth

Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se duhej dialog paraprak me banorët e Thethit.

Lita: Sot është dita e fundit e një ekspedite ndëshkimore për banorët e Thethit.

Të cilët janë gjendur përballë ekspeditës nga Tirana për të prishur banesa, një pjesë prej tyre pa leje apo ndërtime drusore.

Dhe sigurish nga një administratë e cila në 9 muaj është paguar për të mbyllur sytë dhe veshtët dhe befas tre muajt e tjerë paguhet për të prishur çka ka lejuar për 9 muaj.

Ndërtimet në Theth janë ndërtuar prej vitesh me një administratë e cila i ka toleruar dhe në fund i ka ndëshkuar me pushtetin që buron nga Tirana.

Duhej parë mënyra dhe modalitetet se si duhej bërë më mirë.

Ndoshta edhe më një dialog paraprak me banorët dhe komunitetin malësor.

EMISIONET